Ishulli Golem Grad

Detalet

Ishulli i gjarpërve ose Shën Pjetri është ishull në Liqenin e Prespës dhe është ishulli më i madh në Republikën e Maqedonisë. Ka një formë elipsoide me gjatësi prej 750 m, ndërsa i gjerë 450 m, me pjesën më të lartë prej 50 m mbi liqenin. Ishulli Golem Grad i Madh është zonë jashtëzakonisht e rëndësishme e Parkut kombëtar Galiçica për shkak të ekzistimit të disa fenomeneve ekologjike. Nga bota bimore qartë dallohen dy komunitete pyjore dhe atë pylli i fojës së egër dhe pylli i bajames së thellë dhe hithit të butë. Nga bota e kafshëve të pranishme janë kormorani i madh (Phalocrocorax carbo) dhe pelikani kaçurrel (Pelеcanuscrispus). Dukuri karakteristike e ishullit është që speciet e gjarpërit ujor dhe hardhuca shkallore janë shumë më të mëdha në krahasim me speciet nga popullatat tokësore, ndërsa të lindurat e nëperkës me bri Viperaammodytes) janë me rritje xhuxhi.

Në ishullin në një sipërfaqe relativisht të vogël ka shumë monumente kulturore dhe historike. Përveç kishës së ruajtur "Shën Pjetri", kisha mesjetare "Shën Dimtri", ekziston edhe bazilika e hershme krishtere, ku janë zbuluar mbetje nga një mozaik dyshemeje.


Harta me vendndodhjen


Galeri