Shpella Samotska Dupka

Detalet

Në parkun janë të regjistruara dhjetëra forma shkrepi nëntokësore - shpella dhe humnera. Shpella Samotska Dupka është shpella më e madhe në Parkun kombëtar Galiçica. Gjendet në anën lindore të luginës së degëzuar Studino, në pjesën e sipërme të një gryke më të vogël të degëzuar që në mënyrë transversale lëshohet kah Studino. Hyrja në shpellë është e ndërtuar rrëzë një pjese shkëmbore kompakte me lartësi prej 10 m. Hyrja e shpellës është me gjerësi prej 3 m dhe lartësia më e madhe është 1,2 m. Gjatësia totale e shpellës, së bashku me kanalet anësore shpellore është 224 m. Nëpër Samotska Dupka dikur ka kaluar lum nëntokësor. Në shpellën hasen zbukurime shpellore, raunde, drapire dhe perla shpellash, ndërsa stalaktitet dhe stalagmitet janë shumë të rralla.

Harta me vendndodhjen

Galeri