Gama kryesore e shpërndarjes së kësaj specie është në Gadishullin Ballkanik. Nënlloji ”meridionalis” e vendbanon territorin e Sqipërisë, Maqedonisë, Greqisë, pjesët jugore të Sërbisë, Malit të Zi dhe Azisë së vogël. Është gjarpër tipik për lëndina të thata shkëmbore me vegjetacion të rrallë dhe pyje diellore. Nëpërka është kryesisht një specie e ultësirave, që zakonisht takohet në lartësi mbidetare deri në 1.200 m, por janë të regjistruara edhe përjashtime, si në malin Galiçica, ku kjo specie ngjitet deri në 1.700 m. Nëpërka kryesisht ngjitet nëpër shkurre, por poashtu mund të shihet edhe përgjatë çarjeve në shkëmbinjë dhe gurrë, duke kërkuar hardhuca. Në përgjithësi, nëpërka është gjarpër ditor, por ndonjëherë mund të jetë edhe i natës, në pjesët më të ngrohta të gamës së tij. Është një gjarpër i ngadalshëm dhe pothuajse flegmatik, i cili nuk është shumë irritues, edhe pse kur ngacmohet, lëshon tinguj të lartë. Nëpërka është gjarpri më i rrezikshëm nga cilido gjarpër tjetër helmues evropian nga i cili vuajnë njerëzit, veçanërisht para se trajtimi modern të jetë në dispozicion. Pranvera dhe vera e vitit 2008, kur ishin të realizuara hulumtimet në terren, ishin shumë të thata dhe të ngrohta, që ishte arsyeja për aktivitet të zvogëluar të species.
Nga aty, gjetjet nga terreni për këtë specie nuk korrespondojnë me frekuencën reale të species në PK Galiçica. Në kuadër të hulumtimeve tona në terren, nëpërka ishte e regjistruar vetëm në pesë lokalitete: ishulli Golem Grad, shkëmbinjtë në afërsi të Stenje, Stenjsko bllato, kodra shkëmbore mbi fshatin Leskoec, Dva Javora dhe në afërsi të pellgut të Kuq. Nga dokumentet Evropiane, kjo specie është e mbrojtur në përputhje me: Direktivën për habitate 92/43/EEC – Aneksi IV: Specie shtazore dhe bimore që janë me rëndësi për Unionin dhe janë nën mbrojtje të rreptë, Konventën për mbrojtjen e jetës së egër evropiane dhe habitatet natyrore (BERN) – Shtojcën II: Specie të faunës rreptësisht të mbrojtura, si dhe sipas Konventës për tregti ndërkombëtare të specieve të rrezikuara të florës dhe faunës së egër (CITES).