Dhelpra është një specie gjitari nga familja Canidae. Dhelpra është e gjatë 40 deri 50 cm, ka një gjatësi rreth 110 cm, ndërsa vetëm bishtin e ka rreth 40 cm. Ajo zakonisht peshon 8 deri 10 kg. Mund të jetojnë deri 15 vjet, mirëpo mesatarisht jetëgjatësia e tyre është rreth 12 vejt. Territorin të cilin e mbulon dhelpra zakonisht është rreth 4 kilometra katrorë, ndërsa jeton në gropa të cilat kryesisht janë të përqëndruara në skaj të pyllit. Dhelprat kryesisht jetojnë vetëm, ndërsa vetëm gjatë kohës së çiftëzimit vjen deri te afërsimi i mashkullit dhe femrës. Dhelpra e mban këlyshin nga 50 deri 56 ditë. Kur të lind, këlyshi mesatarisht ka masë prej 80 gramë, ndërsa në maje të bishtit dhe në gjoks ka balluke të bardha.
Në Parkun Kombëtar Galiçica kjo specie takohet në ekosistemet natyrore dhe gjysmënatyrore me bar, habitatet shkëmbore si dhe në pyjet me lis dhe ahë. Specia është e mbrojtur me Konventën për tregti ndërkombëtare me specie të rrezikuara të Faunës dhe Florës së egër (CITES Convention, 1973).