Mëlyshi është peshk i cili jeton në rrjedhë me shpejtësi të mesme, ujë të qartë dhe të pastër, në pjesë të ulta në rrjedhave të shpejta, në pellgje të thella dhe në vend me fundësi të fortë shkëmbore. Ai i përket specieve laramane të peshqëve, e vendbanon pothuajse tërë kontinentin evropian, përveç zonën skandinave, ndërsa si specie e shquar gjendet edhe në Detin Baltik. Brenda Parkut kombëtar Galiçica gjendet në ujërat e burimit Shën Naumi.
Mëlyshi ka një të gjatë trup dhe të fortë, me gjatësi prej 50 cm, me kokë të madhe, ballë të theksuar të gjerë dhe gojë të madhe me të cilën e thith ushqimin. Është i mbuluar me luspë të mëdha. Ngjyra e trupit i kalon nga një nuancë gjelbër e errët, përmes ngjyrës gri, në tërësisht ngjyrë të zezë, pjesa e bishtit është me ngjyrë argjendi, barkun me ngjyrë të bardhë të ndritshme dhe ka pende me ngjyrë portokalli në të kuqe. Tek njësitet më të rritura, barku, herë pas here merr ngjyrën e portokalltë. Rritet deri në një masë prej 2 kilogramë.