Lacerta agilis – hardhuca malore – lloj i hardhucës nga familja e hardhucave të vërteta , gama e të cilave shtrihet pothuajse në tërë Evropën dhe në llindje deri në Mongoli .
Ka një bark të ndritshëm dhe një rrip në shpinë: meshkujt janë me ngjyrë më të errët, dhe bëhen pjesërisht ose tërërisht me ngjyrë të gjelbër çelët në sezonin e çiftëzimit. Ata arrijnë gjatësi prej 25 cm.
Ka disa nënlloje , nga të cilat më nga perëndimi është Lacerta agilis agili. Tek kjo dhe tek dy nënllojet më të përfshira perëndimore (Lacerta agilis argus) rripi i shpinës është i hollë dhe i pandërprerë, ose fare nuk ekziston. Kjo vlen posaçërisht për nënllojin e tretë të përmendur, e cila ka edhe faza kur është tërësisht i kuq dhe kafe në shpinë, pa kurrfarë mbresa. Tek këto dy nënlloje, meshkujt gjatë sezonit bëhen të gjelbër tek anët, mirëpo speciet lindore (kryesisht Lacerta agilis exigua), meshkujt dijnë të jenë tërësisht të gjelbër, madje edhe jashtë sezonit të çiftëzimit.
Femrat i pjellojnë vezët e tyre në rërë ranore në vend me diell, ndërsa të rinjtë zhvillohen dhe dalin falë nxehtësisë së rërës.