Karkaleci fulterëz (Triops cancriformis) i njohur edhe si karkaleci këmbë-bretkosë, mund të gjendet në Evropë, në Lindjen e Afërt dhe në Japoni.
Ky karkalec konsiderohet si njëra ndër speciet më të vjetra të gjalla në planet, vlerësohet të jetë e vjetër rreth 500 milion vjet. Bëhet fjalë për një lloj fenomeni natyror i veçantë i species më të vjetër shtazore që është paraqitur 300 milion vite para dinosaurëve. Fosile të kësaj specie janë të regjistruara në periudhën e triasikut të vonë dhe ato pothuajse janë të pandryshuara në krahasim me pamjen e tyre të tanishme.
Karkaleci fulterëz ka një cikël shumë të shpejtë jetësor dhe njësitet arrijnë pjekuri të plotë për rreth dy javë pasi që të çelin.
Pjesa e sipërme e trupit në disa prej këtyre specieve është pothuajse e mbuluar plotësisht me pllakë të harkuar hitinike, që kontribuon për pamjen e tyre kaotike. Ndërsa të tjera i ngjajnë guacave të vogla, ku trupi u gjindet ndërmjet dy guacave në formë të kapakut, e të treta janë me një trup tërësisht të zhveshur dhe të pambrojtur. Në vete kanë pazakonshëm shumë gjymtyra në formë të gjetheve, të cilat përveç se për lëvizje, kanë rol edhe gjatë frymëmarrjes. Në çdo gjymtyrë gjenden edhe një numër i madh i fijeve ndër të cilat filtrohen materiet ushqimore nga uji, ndërsa kanë rol të rëndësishëm në ushqimin e këtyre organizmave. Në kushte të mbyllura më së shpeshti arrijnë gjatësi deri në 6 cm, ndërsa në hapësirat e egra edhe deri në 11 cm.
Ato mbijetojnë në temperatura shumë të ulta, gjatë thatësirave të gjata, madje edhe zjarre.