Gama e shpërndarjes së species është e kufizuar në brezin lindor bregdetar të Detit Adriatik. Në malin Galiçica, kjo specie ka depërtuar në pjesën më lindore dhe më të thellë të tokës, në kuadër të gamës së tij të tërë të shpërndarjes. Shigjeta e shkurtër takohet në vende të thata shkëmbore, zona të hapura pyjore, zona me vegjetim shkurror, afër rrugëve. Ky gjarpër është specie ditore dhe tokësore, edhe pse ndonjëherë ngjitet edhe në shkurre. Kafshon ashpër kur kapet me dorë. Në territorin e PKG-së, shigjeta e shkurtër kohën e fundit është regjistruar në brezin e lisave në afërsi të Oteshevës dhe Leskoecit, nga autori i këtij raporti (të dhëna të papublikuara). Në kuadër të hulumtimeve në terren, prezenca e shigjetës së shkurtër është e konfirmuar në lokalitetet e njëjta.
Nga dokumentet Evropiane, kjo specie është e mbrojtur me Konventën e Bernës (BERN): Konventa për mbrojtjen e jetës së egër evropiane dhe habitatet natyrore. Shtojcë II: Specie të faunës rreptësisht të mbrojtura.