Dolichophis (Coluber) caspius – nëpërkë e verdhë. Gama kryesore e shpërndarjes së species është në pjesën jugore dhe lindore të Gadishullit Ballkanik. Ky gjarpër është kafshë ditore, është e shpejtë dhe kryesisht tokësore, duke vendbanuar habitate të thata, të hapura me vegjetacion të varfër. Gjithmonë është duke u rrezitur në rrugët, dhe të shumtën e rasteve vdes nga automjetet. Nëpërka e verdhë është gjarpër shumë agresiv dhe më së shpeshti nuk tërhiqet kur sulmohet. Kur i afrohesh, ajo vazhdimisht godet me bishtin dhe është gati për të kafshuar, nëse kapet me dorë. Kur gjuan, mund të ngjitet prej 5 deri në 7 metra nëpër shkurre dhe pemë (Arnold, 2002). Brenda PKG- së, kjo specie është relativisht e shpeshtë në lartësitë më të ulta mbidetare, prej brigjeve të liqeneve deri në 1.150 m.