Gama e shpërndarjes së kësaj specie e mbulon pjesën më të madhe të Evropës. Në pjesët veriore të kontinentit, ai është një specie e ultësirave, derisa në pjesën më të madhe të Evropës jugore ai është i kufizuar në zonën malore. Gjarpri i butë është një lloj gjarpri ditor, edhe pse është mjaft rrëshqanor dhe i vendbanon tipet e ndryshme të habitateve të thata, me diell. Kjo bollë i shmanget temperaturave ekstreme dhe shpesh është aktive në orët e pasdites, gjatë kushteve me mot të ngrohtë me re, madje edhe natës, gjatë motit të ngrohtë. Shpesh mund të takohet se si rrezitet i mbuluar me vegjetacion, ose në mbeturina metali. Kjo bollë është dobët e lëvizshme dhe flegmatike, mirëpo këfshon çdoherë kur kapet me dorë dhe lëshon një lëng kundërmues nga gjëndrat anale. Çiftëzohet kryesisht në pranverë (prill-maj), mirëpo përsëri mundet të çiftëzohet gjatë verës (gusht-shtator) dhe atëherë të rinjtë futen në hibernim, për të lindur pasi që femra del nga hibernimi (në pranverë). Brenda PKG-së, gjarpri i butë është i ndërlidhur me brezin pyjor të ahut, në lartësi ndërmjet 900 dhe 1850 m.
Nga dokumentet Evropiane, kjo specie është e mbrojtur në përputhje me: Direktivën për habitate 92/43/EEC – Aneksi IV: Specie shtazore dhe bimore që janë me rëndësi për Unionin dhe janë nën mbrojtje të rreptë, Konventën për mbrojtjen e jetës së egër evropiane dhe habitatet natyrore (BERN) – Shtojcën II: Specie të faunës rreptësisht të mbrojtura, si dhe sipas Konventës për tregti ndërkombëtare të specieve të rrezikuara të florës dhe faunës së egër (CITES).