Është një specie endemike ballkanike, me shpërndarje të kufizuar në brezin bregdetar lindor të Detit Adriatik. Kjo specie preferon zona me hije ose pjesërisht me hije, dhe zakonisht jeton një mënyrë jetese të fshehur. Ajo ngjitet mirë, që është veçanërisht e dukshme kur rin ulur në një shkëmb të ndritshëm. Për territorin e PK Galiçica, deri vonë ishin të regjistruara popullata të vogla të species vetëm në dy lokalitete (Peshtanë në bregun e Liqenit të Ohrit dhe Oteshevë në bregun e Liqenit të Prespës). Fundkohe ishin të regjistruara dy lokalitete të reja të species brenda PKG-së (shkëmbinjtë në afërsi të f.Stenjë, me popullatë më të dendur në nivel kombëtar, si dhe në shkëmbinjtë në afërsi të shpellës Leskoec).
Nga dokumentet Evropiane kjo specie është e mbrojtur në përputhje me: Direktivën për habitate 92/43/EEC – Aneksi IV: Specie shtazore dhe bimore të cilat janë me rëndësi për Unionin dhe janë nën mbrojtje të rreptë, Konventën për mbrojtjen e Jetës së egër evropiane dhe habitateve natyrore (BERN), Shtojca II – Specie rreptësisht të mbrojtura faunale, si dhe sipas Konventës për tregti ndërkombëtare me specie të rrezikuara nga flora dhe fauna e egër (CITES).