Gama e shpërndarjes së species në Evropë është e kufizuar në pjesën jugore dhe lindore të Gadishullit Ballkanik. Kryeisht është specie fushore, ngushtë e lidhur me brezin pyjor të lisit. Zhapiu këmbëvogël kryesisht është specie aktive në pranverë dhe në vjeshtë, por edhe pas shiut. Nuk është posaçërisht i shpejtë, por mundet me shkathtësi të fshehet në habitatin e tij me vegjetacion të dendur. Në malin Galiçica, zhapiu këmbëvogël së fundmi është regjistruar vetëm në një lokalitet në afërsi të fshatit Leskoec. Me hulumtimet tona në terren, prezencën e kësaj specie e kemi konfirmuar në të njëjtin lokalitet (pyll lisi i rrallë mbi fshatin Leskoec).
Nga dokumentet Evropiane, kjo specie është e mbrojtur në përputhje me: Direktivën për habitate 92/43/EEC – Aneksi IV: Specie shtazore dhe bimore që janë me rëndësi për Unionin dhe janë nën mbrojtje të rreptë, Konventën për mbrojtjen e jetës së egër evropiane dhe habitatet natyrore (BERN) – Shtojcën II: Specie të faunës rreptësisht të mbrojtura, si dhe sipas Konventës për tregti ndërkombëtare të specieve të rrezikuara të florës dhe faunës së egër (CITES).