Mbishkrimi themelues sipër hyrjes së boshtit thotë se ështe ngritur dhe zbukuruar me afreske në vitin 1361. Tehemlues i kishës ka qenë qesari Grgur, ndërsa mbrojtës i dekorimit të saj të bredshëm ishte Peshkopi Gregori, një nga figurat më me ndikim të Arqipeshkvisë së Ohrit që nga mesi i shekullit të XIV. Kisha është ndërtuar në formën e një kryqi të gdhendur në një drejtkëndësh dhe ka një lartësi të theksuar, e cila e veçon atë nga zgjidhjet më të vjetra arkitektore të kishave në rrethin e Ohrit. Mbi pjesën qëndrore ka një kupolë, që mbështetet në katër shtylla, dhe në anën lindore absidë tre-palëshe. Në kohën e ndërtimit të saj kisha kishte një narteks në anën perëndimore.
Dekorimi i afreskut të Sveta Bogorodica Zahumska është mjaft i dëmtuar, por prap zë një vend të rëndësishëm në artin e Ohrit të shekullit XIV sepse krijuesit e tij, përveç tipareve tematike dhe traditave të pikturës së Ohrit, këtu i prezantuan edhe rrymat e reja të artit bizantin të asaj kohe. Piktorët e njohur të këtyre afreskeve kanë treguar shijen e tyre të rafinuar dhe sensin e narracionit në kompozimet, ndërsa koloriti është i gjallë me një gamë të ndritshme me ngjyra.