Shtëpi malore Sharbojca - Assandjura

Detalet

Shtëpia malore është e vendosur në pjesën qendrore të Parkut kombëtar Galiçica në lartësi mbidetare prej 1470 m, në lokalitetin Sharbojca (Asan Gjura). Deri te lokaliteti arrihet nga dy anë dhe atë nga ana e Ohrit përmes fshatit Velestovë nëpër një rrugë malore me gjatësi prej 18,6 km nga të cilat 4.1 janë rrugë e asfaltuar dhe 14,5 km janë rrugë e joasfaltuar. Nga ana e Prespës arrihet përmes një rruge me gjatësi totale prej 9,1 km nga të cilat 3,7 km janë rrugë e asfaltuar dhe 5,4 km janë rrugë e joasfaltuar. Kjo shtëpi malore ju mundëson që të largoheni nga përditshmëria e qytetit dhe të shijoni natyrën e përsorur që e posedon Parku kombëtar.

Shtëpia malore ka në dispozicion 20 shtretër në 4 dhoma tërësisht të pajisura, kuzhinë, dhomë dite, mini restaurant për 20 persona dhe tarracë verore që do t’Ju mundësojë të ndiheni mirë dhe komfor. Në afërsi të shtëpisë gjendet shpella Samotska dupka, pellgu Simonçeska, maja Tomoros dhe shumë vlera të tjera të cilat do të mbesin përjetësisht të gdhendura në kujtimet e juaja.

Harta me vendndodhjen

Galeri