Flutura me ilikë është një flutur ditore (Lepidoptera) e cila i takon familjes (Papilionidae). Është e përhapur në zona të thata dhe të ngrohta ku ka vegjetacion me shkurre, livadhe dhe kullota me lule, në lartësi mbidetare prej 1000 deri në 1500 metra.
Vezët vendosen në anën qendrore të gjetheve të bimës Aristolochia sp. që paraqet edhe ushqim për larvat. Larvat janë ngjyrë kafe me vija të ndërprera të zeza dhe tuberkula të kuqe anësore.
Fluturimi i fluturës me ilikë është me pauza të shpeshta nga lule në lule duke mbledhur nektar, ndërsa në orët e mbrëmjes fshehen në shkurret.
Në Parkun kombëtar Galiçica takohen në kullotat me lule deri në 1000 metra lartësi mbidetare