Specia Flutura lindore me ilikë është flutur ditore (Lepidoptera) e cila i takon familjes (Papilionidae). Është e përhapur në zona të thata dhe të ngrohta ku ka vegjetacion me shkurre, livadhe dhe kullota me lule, në lartësi mbidetare deri në 1200 metra. Vezët vendosen në anën qendrore të gjetheve të bimës Aristolochia sp. që paraqet ushqim për larvat. Fluturojnë nga muaji prill deri në maj.
Zerynthia cerisyi është shumë e ndjeshme ndaj pesticidëve dhe ndikimeve të tjera negative nga aktivitetet bujqësore. Është e përhapur në Maqedoni, Shqipëri, Greqi dhe Bullgari.
Në Parkun kombëtar Galiçica takohen në kullotat me lule deri në 1000 metra lartësi mbidetare.