Tufëza (Barbatula barbatula)-peshk i ujërave të ëmbla, e cila i takon familjes Balitoridae. Kjo specie është gjerësisht e përhapur në të gjitha ujërat Evropiane.
Kallamari është me një trup të gjatë të rafshët, ndërsa goja e tij e vogël është e rrethuar me fije të ndjeshme, mustaqe, të cilat e bëjnë një peshk mjaft të pazakontë. Koka nga sipër është e sheshtë, ndërsa mustaqet gjenden rreth gojës dhe atë katër në maje, dhe dy në këndet e gojës. Njollat të cilat me larat i ngjajnë mermerit, formojnë vija përgjatë trupit me ngjyrë gri. Në pendet ka njolla të errëta. Për dallim nga të tjerët, kallamari evropian nuk ka luspë dhe është me gjatësi prej 7-11 cm.
Kallamari ditën e kalon i fshehur midis shkëmbinjve, ndërsa falë aftësisë së tij për t’u kamufluar, shpesh nuk shihet në përrockat e qarta me fundësi shkëmbore, përrockat e pandotura dhe lumenjtë. Gjatë natës del nga streha e tij në kërkim të ushqimit.
Në periudhën e pllenimit edhe femrat edhe meshkujt fitojnë gunga në të gjithë trupin. Pllenohen gjatë pranverës dhe verës, ndërsa vendosin 6000 vezë të cilat mbërthehen në bimët dhe gurrët nënujor. Peshqit e rinj ushqehen me organizma të imta në fundësinë ujore.