Trofta e Ohrit (Salmo letnica)– peshk endemik i ujërave të ëmbla, që i takon familjes së troftave (Salmonidae). Trofta e Ohrit është specie endemike peshku në Ballkan dhe në Evropë. Ajo është pasardhësi më i afërt i specieve që kanë jetuar në atë zonë që nga periudha e Tercierit. Çdoherë jeton në ujërat e Liqenit të Ohrit.
Trofta e Ohrit është me një trup të sheshtë, kokë të vogël dhe njolla gri në trup. Gjatësia e saj maksimale lëviz prej 25-60 cm, ndërsa pesha është deri në 15,8 kilogram.
Ditën e kalon në thellësirat dhe në vende që janë mjaft të larguara nga bregu. Në sipërfaqen e ujit del gjatë natës kur gjuan miza. Ndonjëherë i afrohet edhe vetë bregut në ujërat e cekta, duke kërkuar ushqim nga bimët nënujore. Pllenohet nga muaji mars deri në maj. Melezët janë krijuar me kryqëzimin e troftës së lumenjve me troftën e Ohrit. Ato nëpër trup kanë njolla të shpërndara njëpasnjë të kuqe rrethore dhe gri yjore.