Triturus vulgaris – Tritoni i rëndomtë i vogël Ballkanik. Kjo specie është gjerësisht e shpërndarë në pjesën më të madhe të Evropës, ndërsa nënlloji “graecus” është e kufizuar në pjesën jugore të Gadishullit Ballkanik. Ky triton i rëndomtë është relativisht specie e shpeshtë, parimisht në pellgjet e gjithëpranishme në ultësirat. Në krahasim me tritonin e rëndomtë maqedonas, ai nuk është aq fortë i lidhur me biotopet ujore, me përjashtim të sezonit të çiftëzimit dhe hibernimit. Tritoni i rëndomtë i vogël Ballkanik çiftëzohet në ujëra të qeta, zakonisht të cekta (nga marsi deri në maj), duke preferuar çdoherë pellgje të vogla të bimuara, hendekë etj. Larvat e tyre jetojnë afër fundësisë së pellgjeve, për dallim nga ato të rriturat, të cilat preferojnë sipërfaqen. Meshkujt arrijnë pjekurinë seksuale në 2 deri më 3 vjetë, ndërsa femrat pak më vonë. Kafshët e rritura zakonisht dimërojnë në biotopet ujore. Në kuadër të PKG-së, specia takohet edhe në pjesët kënetore afër liqeneve e deri në pellgjet gjithëpranishme dhe moçalet deri më 1600 m lartësi mbidetare.