Kjo specie është një endemit Ballkanik Jugoperëndimor, i përshkruar nga lokalitet tipik brenda PKG-së (përgjatë bregut të Liqenit të Ohrit). Është ngushtë e lidhur me të gjitha tipet e biotopeve ujore gjatë kohës së sezonit të çiftëzimit. Pas asaj, largohet nga mjedisi ujor, por kurrë nuk distancohet shumë larg nga ai (Arnold, 2002). Brenda PKG- së, cikli jetësor i tritonit maqedonas është plotësisht i ndryshëm. Më saktësisht, ai nuk i abandon biotopet ujore të cilat gjatë verës nuk thahen (pellgje dhe këneta). Shpjegimi për këtë sjellje të tij është i lidhur me strukturën e shkëmbinjve bazik të malit (gëlqeror), që rezulton në mangësinë e vendqëndrimeve të përshtatshme me lagështi. Zona amë e species është e kufizuar në territorin e PKG-së, me shpërndarje disjunktive të subpopullatave, të përqëndruara në pellgjet dhe moçalet e gjithëpranishme, në lartësi mbidetare të brigjeve të liqenjve deri në 1.600 m.
Kjo specie është endemit Ballkanik dhe është e mbrojtur në përputhje me dokumentin Evropian “Direktiva për habitate 92/43/EEC Aneks II: Specie shtazore dhe bimore të cilat janë me rëndësi për Unionin dhe mbrojtja e të cilëve kërkon përcaktimin e zonave të veçanta për mbrojtje; Aneksi IV: Specie shtazore dhe bimore të cilat janë me rëndësi për Unionin dhe janë nën mbrojtje të rreptë