Thëllëza e malit (Alectoris graeca)- është një specie zogu nga familja e fazanëve, rendi i pulave. Është e përhapur në pjesën jugperëndimore të Azisë dhe pjesën juglindore të Evropës. Thëllëza e malit gjendet edhe në Maqedoni.
Thëllëza e malit është me ngjyrë të ngjajshme me gurët, prej nga edhe e ka marrë emrin. Më së shpeshti është me ngjyrë gri, me shpinë ngjyrë kafe të çelët, gjoks ngjyrë gri dhe ngjyrë kremi të barkut. Fytyrën e ka të bardhë me vija të zeza, ndërsa në krahët ka sharka katrore. Ka gjatësi deri në 36 cm, ndërsa hapja e krahëve i arrin deri në 60 cm.
Jeton në vende të thata dhe të hapura, shpesh në zona kodrinore. Krijon tufa të vogla dhe nuk është shpend shtegtar. Folenë e bën në tokë dhe dhe mund të shtrojë prej 5-21 vezë. Kur shqetësohet ajo më tepër vrapon sesa fluturon. Ushqehet me fara dhe insekte të ndryshme.