Urithi i verbër i ballkanit është një specie gjitarësh që i takon familjes (Talpidae). Ai është endemit ballkanik, gama e shpërndarjes së të cilit kryesësisht është e kufizuar në Maqedoninë perëndimore, ndërsa pjesërisht shtrihet edhe në Greqinë veriperëndimore, Shqipërinë verilindore dhe vetëm në margjina në Mal të Zi.
Posedon këmbë të përparme fortë të zhvilluara me kthetra të forta me të cilat gërmon tunele nën sipërfaqen e tokës të gjata prej 30 deri 50 metra. Trupin e kanë cilindrik me gjatësi prej 20 cm me gëzof të zezë të mbuluar, sytë janë të vogla dhe të lakuara, ndërsa veshët nuk duken. Ushqehen me jovertebrorë të vegjël të cilët jetojnë nën tokë.
Urithi ka rol të rëndësishëm në proceset pedogjenetike të tokës duke e përhapur shtresën e humusit. Në Parkun Kombëtar Galiçica është i shpërndarë në ekosistemet natyrore dhe gjysmënatyrore me bar si dhe në sipërfaqet e kultivuara bujqësore, ndërsa jetëgjatësia e tyre është 3 deri në 6 vjet.