Stërqoka (Pyrrhocorax graculus)-një shpend llojzogu nga famija e sorrave (Covidae), një nga dy speciet të gjinisë së stërqokave (Pyrrhocorax). Të dy nënllojet shumohen në malet e larta të Spanjës, nëpër Evropën jugore, përfshirë edhe Maqedonë e Veriut, Afrikën e Jugut, Indinë, Kinën.
Stërqoka ka pendla të zezë me shkëlqim, sqep të verdhë, këmbë të kuqe dhe një thirrje të dallueshme. Ka gjatësi prej 37-39 cm dhe hapje të krahëve prej 75-85 cm. Fluturon me pendla parësore shumë të hapura dhe të dhëmbëzuara, me lundrim të shpeshtë. Fluturimi i këtij shpendi është i shpejt dhe akrobatik, me lëkundje më të rralla, të thella të krahëve.
Stërqoka është shpend monogam. Folenë e vendos në shpellë, në çarje të thellë në një shkëmb ose në objekt të braktisur. Foleja ka 3-5 vezë të bardha të shëndritshme me njolla të vogla me ngjyrë kafe. Embrioni i shpendëve të cilat shumohen në lartësi të madhe mbidetare ka hemoglobin me një afinitet të lartë gjenetikisht të përcaktuar të oksigjenit.
Habitati i stëqokës janë malet e larta ndërmjet 1260 dhe 2880 metra lartësi mbidetare në Evropë, 2880- 3900 metra lartësi mbidetare në Marok dhe 3500-5000 metra lartësi mbidetare në Himalaje. Gjatë verës, ky shpend ushqehet kryesisht me joveterbrorë të cilët i mbledh nga kullotat, siç janë brumbuj, kërmijtë, karkalecat, vemjet, mizat e të ngjajshme. Ndërsa në vjeshtë dhe në fillim të pranverës ushqehet kryesisht me frute dhe manaferra.