Bocka dygjethëshe është një bimë shumëvjeçare e cila zhvillohet nga zhardhoku, dhe i takon familjes Asparagaceae. Ka dy ose më rrallë tre gjethe lancente, të lakuara dhe të shëndritshme. Në maje të bimës gjenden 6 deri 10 lule, ndërsa secila lule është e përbërë nga 6 petale lancente venerike me ngjyrë vjollcë-kaltër. Është e shpërndarë në Evropë, Turqi dhe Siri, ndërsa në Parkun kombëtar Galiçica takohet në livadhe të hapura të ekspozuara në diell dhe afër rrugëve.