Bieshpelëz e lartë është një bimë shumëvjeçare e cila i takon familjes Saxifragaceae. Rënjët formojnë lidhje koloniale, lulet janë të bardha me pika të kuqe, ndërsa kërcellat janë si të kuqe dhe rriten deri në 30 cm.
Lulëzon nga qershori deri në gusht, ndërsa është interesante se tek kjo specie paraqitet vetë-pllenim. Janë karakteristike petalet lëkurore që janë të bashkuara në rozetë, e në prekje janë të mprehta dhe rezistente ndaj thatësirës. Është e shpërndarë në Evropë, Azi dhe Amerikë të Veriut. Në Parkun kombëtar Galiçica takohet në shkëmbinjtë karbonat në lartësi mbidetare mbi 1600 metra.