Gama e shpërndarjes së kësaj specie e mbulon pjesën më të madhe të Evropës Perëndimore, Qendrore dhe Jugore. Kjo specie më së shpeshti është e pranishme në zonat pyjore gjethërënëse (më rrallë në ato të gjelbëra), veçanërisht në ato me lartësi mbidetare nën 800 m. Tritoni pikalosh është aktiv vetëm gjatë natës, përveç në periudha pas të rreshurave të shiut. Periudha e çiftëzimit e tritonit pikalosh është në vjeshtë dhe pas 6-8 muaj (pranverën e ardhshme), femrat zakonisht lindin 8 deri 70 larva, të cilat kryesisht i shtrojnë në ujëra të ftohta dhe të pastra, si në ato të palëvizshme poashtu edhe në ato të rrjedhshmet. Larvat kryesisht jetojnë në fundësinë e biotopit ujor, ku edhe mund të dimërojnë, edhe pse më së shpeshti metamorfozojnë për 2-4 muaj. Pjekurinë seksuale tritoni pikalosh e arrit në moshë prej 2-3 vjet. Njësitet e rritura dimërojnë në grupe ose individualisht në gropa të gërmuara nga kafshë të tjera, në shpella ose plasaritje në shkëmbinj. Në Parkun Kombëtar Galiçica, tritoni pikalosh është i regjistruar në brezin pyjor të lisit dhe ahut, në lartësi mbidetare nga bregu i liqenit i të dy liqeneve deri më 1600m.