Karkaleci grabitçar është një specie e rendit të Orthopera, i shpërndarë në pjesën Evropiane të Mesdheut e deri në pjesët lindiore të Azisë deri në Kinë. Karakterizohet me trup të madh me të cilin arrin gjatësi deri 13 cm dhe është një ndër insektet më të mëdha Evropiane. Karakterizohet si një specie grabitçare, këmbët e përparme dhe të mesme i ka të forta të pajisura me gjemba të mprehta, ndërsa me gjembin e madh në pjesën e pasme të trupit në mënyrë specifike i gjuan insektet më të vogla, e për shkak të mënyrës së afrimit ndaj gjahut është i quajtur edhe si “magjistar gjembor”. Është aktiv gjatë parambrëmjes dhe natës, ndërsa në fund të sezonit edhe gjatë ditës. Më së shpeshti riprodhohet në mënyrë aseksuale me procesin e quajtur partenogjenezë ku njësia e lindur është klon i organizmit prindëror dhe pothuajse në të gjitha rastet popullata është e përbërë nga njësi femra.
Në Parkun Kombëtar Galiçica është i përhapur në kullotat e larta malore në shkurret përreth vendit Dva Javora.
Në listën e kuqe të specieve të prekura globalisht (IUCN) specia Saga pedo ka status të specieve të prekshme (VU-vulnerable), është e mbrojtur me Konventën e Bernës (II), ndërsa poashtu edhe sipas Direktivës për habitate sigurohet mbrojtje e rreptë ligjore për këtë specie.