Rana ridibunda – Bretkosë liqeni. Gama e shpërndarjes së species e mbulon Evropën Qendrore dhe Lindore, përfshirë edhe Gadishullin Ballkanik. Kjo bretkosë është ngushtë e lidhur me ujërat e palëvizshme dhe me rrjedh të dobët, të tejritura me vegjetacion të pasur ujor. Zakonisht është një specie shoqërore, ditore dhe ujore, por mund të jetë aktive edhe gjatë natës, veçanërisht në pjesët më jugore nga gama e saj shpërndarëse. Periudha e çiftëzimit është nga prilli deri në maj. Bretkosa e liqenit hibernon në biotopet ujore. Në PKG, bretkosa e liqenit është shumë e përhapur në Liqenin e Ohrit dhe të Prespës, në zonën kënetore afër liqeneve dhe pellgjeve gjysëm-gjithëpranishme.