Kjo specie është e përhapur në Evropë, me përjashtim të vendeve më veriore dhe Gadishullin Iberik. Preferon pyje të ndritshme, relativisht të thata gjethërënëse në të cilat dominon lisi, por poashtu i toleron edhe pyjet e ahut, mështekës dhe gështenjës. Shpesh takohet edhe në pyjet bregdetare, afër lumenjve dhe përrenjve. Bretkosa kërcimtare kryesisht është një specie muzgu ose nate, por ndonjëherë mund të takohet edhe gjatë ditës. Ajo nuk është e ndërlidhur me biotopet ujore, përveç në sezonin e çiftëzimit (fundi i shkurtit deri në prill). Pllenohet në ujërat e qëndrueshme ose gjysmë të qëndrueshme të palëvizshme. Bretkosa kërcimtare zakonisht hibernon në ujë, shumë rrallë në tokë. Në PKG, kjo specie është relativisht frekuente nga bregu i liqeneve deri në 1600 m, kryesisht në brezin pyjor.
Sipas dokumenteve Evropiane kjo specie është e mbrojtur në përputhje me: Direktivën për habitate – Specie shtazore dhe bimore të cilat janë me rëndësi për Unionin dhe janë nën mbrojtje të rreptë 92/43/EEC (Aneksi IV), Konventën për mbrojtjen e Jetës së egër evropiane dhe habitateve natyrore (BERN), Shtojca II – Specie rreptësisht të mbrojtura faunale