Pelikani kaçurrel (Pelecanus crispus)-një shpend fluturues, folebërës nga familja e pelikanëve. Popullata më e madhe e këtij lloji të pelilkanëve gjendet në lagunën Karavashta në Shqipëri. Në Maqedoni gjendet në Liqenin e Prespës. Takohet edhe në liqenin e Shkodrës dhe në rezervatin Srebrna në Bullgari.
Pelikani kaçurrel në tepet dhe në pjesën e pasme ka pendla kaçurrele (të përkulura), qesja e fytit është me ngjyrë portokalli, këmbët gri errët, ndërsa gjethi është si i bardhë. Në majet e krahëve ka pak pendla të zeza.
Gjatësia e trupit është rreth 180 cm, ndërsa hapja e krahëve rreth 3 m. Pesha measatare është prej 11,5 kilogramë dhe e bën shpendin më të rëndë në botë të gjinisë së vet.
Pelikanët foletë e veta zakonisht i bëjnë në ishuj, laguna, delta lumenjsh ose vende të ndërthurura me vegjetacion të dendur ujor. Shumimi fillon në muajin mars dhe prill. Pjellon prej 1-6 vezë, nga të cilat më së shpeshtu 2-3 vezë të bardha. Pulat lindin lakuriq por së shpejti u rriten pendlat. Pas javës së gjashtë ato janë të aftësuara që vet të gjuajnë peshqë, ndërsa pas javës së dhjetë fillojnë të fluturojnë.
Hapësira jetësore e këtij shpendi janë brigjet të mbuluara me mprehtësinë e deteve, liqeneve dhe ngushticave të lumenjve të pasura me peshqë. Ushqehet kryesisht me peshk. Ushqimin e gjuan vetëm ose në grup me dy ose tre pelikanë.