Flutura e Apolonit i përket rendit të fluturave ditore (Lepidoptera) në familjen (Papilionidae). Gjinia Parnassius është e njohur nga krahët e bardha të cilat në mes kanë pika të kuqe të cilat përkujtojnë në syrë dhe është e përhapur në Evropë, Amerikë të Veriut, dhe më rrallë në Azi.
Larvat nga kjo specie ushqehen me gjethet nga bimët e gjinisë Sedum dhe Sempervivum të cilat rriten në sipërfaqe sterile shkëmbore. Thelbësore për mbijetesën e kësaj specie është edhe prezenca e livadheve malore me lule, ku ushqehen me njësitet e rritura. Në Maqedoni, flutura e Apolonit është prezente vetëm në brezin e lartë malor të maleve me sipërfaqe karbonatike, ndërsa mungon në vargmalet me sipërfaqe silikati.
Në Parkun Kombëtar Galiçica është prezente në kufirin e lartë pyjor të pyjeve të ahut dhe livadheve dhe kullotave të larta malore në lartësi mbidetare mbi 2000 metra.