Njila (Chondrostoma nasus)-lloj peshku që është mjaft i përhapur në pjesën e mesme të Evropës
Njila ka trup të zgjatur, i përshtatur në veçanti për notim në rrymat e ujit. Karakteristike për këtë lloj të peshkut janë buzët e tij të cilat janë të rrumbullakëta, të trasha dhe të forta, respektivisht të përshtatura për t’u ushqyer me zdrukthim në gurrët. Shpina e tij është me ngjyrë gjelbër errët, penda e shpinës është gri, ndërsa pendat e tjera janë me ngjyrë portokalli.
Jeton dhe zhvillohet në ujëra të ftohta me rrjedha të forta. Të preferuara i ka fundësitë shkëmbore, rërën dhe gurrët e imët, të cilat palodhshëm i rrotullon duke kërkuar ushqim. Poashtu i përshtatet edhe fundësi e cila është e mbuluar me alga dhe bar, të cilat janë bazë e ushqyerjes së saj. Ushqehet edhe me krimba nënujor, krimba të bardhë, kërmijë, e madhe edhe me vezë nga peshqit tjerë.
Njila arrin pjekuri të plotë midis vitit të 3-4 të jetës së saj, kur arrin gjatësi prej 15-17 cm. Pllenohet më pranverë (muaji prill dhe maj) kur temperaturat e ujit arrijnë prej 6 C° deri 8 C°. Në atë periudhë njila grupohet në tufa në ujërat e cekta me rërë. Çdo femër shtron rreth 50000-100000 vezë, të cilat mashkulli i fekondon menjëherë. Inkubacioni i vezëve zgjat dhjetëra ditë.
Jetëgjatësia mesatare e njilës është prej 10-15 vite. Për atë kohë mund të rritet prej 30-50cm, me peshë prej 0,3 deri në 1,5 kilogramë.