Mrena njëmustakore është peshk i vogël me gjatësi deri 15 cm dhe peshë maksimale prej 50 gram. Ngjyra e trupit varet nga mjedisi ku jeton, por zakonisht është gri, e verdhë ose e gjelbër. Pas vijës anësore ka njolla më të mëdha të errëta. Rreth gojës ka dy rritje në formë të mustaqeve.
Mrena njëmustakore kryesisht jeton në lumenjtë dhe liqenet dhe atë zakonisht në dimër. Në pranverë dhe verë jeton në ujëra të cekta në fundësi shkëmbore ose me rërë ose në afërsi të tyre. Në fund të verës dhe fillim të vjeshtës shkon në ujëra më të thella me fundësi me rërë ose argjilë. Në tetor tërhiqet dhe dimëron në liqenet ose në shpella lumenjsh.
Mrena njëmustakore është peshk ditor i cili gjatë natës, duke iu kundërshtuar rrjedhës së ujit, shtrihet në fundësinë ujore.
Mrena njëmustakore pllenohet në maj dhe qershor, kur femra i lëshon vezët ngjitëse në bimët dhe gurralecët nënujor.