Specia Melanargia galathea i takon familjes (Nymphalidae). Dallohen sipas ngjyrës së tyre bardhë e zi të anës së sipërme të krahëve e cila të kujton një tabelë shahu, ndërsa në anën e poshtme mund të shihen ndarje sub-margjinale në krahët e pasme.
Kjo specie është gjerësisht e përhapur në Evropë, por takohet edhe në Afrikën e veriut, Turqi, Armeni. Jeton në livadhe të lagështa dhe më së shpeshti janë në koloni deri në qindra njësite. Larvat e kësaj specie ushqehen me gjethet nga familja e barit (Poaceae): Stipa sp., Brachypodium sp.Vezët çelin në larva rreth mesit të muajit gusht dhe hibernojnë deri në pranverën e ardhshme në mars. Njësitet e rritura më së shpeshti janë aktive në mot me re dhe në orët e pasditës.
Në Parkun kombëtar Galiçica jetojnë në livadhe me lagështi dhe në lartësi më të ulta mbidetare.