Murgeshëzat: rendi Mantodea janë një grup insekte që numëron rreth 2200 specie shpërndara në 400 gjini dhe 9 familje. Në Parkun kombëtar Galiçica mund të takohet lloji Manthis religiosa që i takon familjes Mantidae. Murgeshëzat kanë gjatësi të trupit zakonisht midis 40 dhe 80 mm. Femrat janë më të mëdha se meshkujt.
Murgeshëzat kanë një formë karakteristike të këmbëve të përparme, të cilat gjatë pritjes së presë i mbajnë në pozitë të ngjajshme sikurse duart e njeriut gjatë lutjes. Kjo veçori edhe u ka dhënë emrin. Përveç kësaj, ngjyra dhe forma e trupit janë të kamufluara me shkathtësi, që është edhe një veçori e cila u mundëson të jenë grabitçarë (predatorë) të suksesshëm. Për t’u fshehur nga zogjtë dhe hardhucat , murgeshëzat shkëlqyeshëm kamuflohen në një lloj të gjetheve dhe degëzave.
Murgeshëzat kanë proces interesant të çiftëzimit, ku femra ha mashkullin i cili është më i vogël ( kanibalizëm seksual ). Në të vërtetë, femra duhet të hajë kokën e mashkullit që të mundet ai ti bëjë hapat e duhur gjatë çiftëzimit.