Nimfa blu errët-e zezë është një specie e fluturës ditore që i takon familjes (Nymphalidae). Më së shumti janë të përhapura në Evropën juglindore dhe qendrore si dhe në Azinë perëndimore. Jetojnë skajë pyjeve dhe livadheve në lartësi mbidetare deri në 1600 metra. Larvat janë me ngjyrë gjelbër të çelët dhe ushqehen me gjethet nga bima Lonicera sp. (Caprifoliaceae). Njësitet e rritura krahas thithjes së nektarit nga lulet, shpesh ushqehen edhe me lëngun e fruteve të rëna, sekreteve nga miza dhe të ngjajshme.
Nimfa blu errët-e zezë ka një hapje të krahëve prej 46 deri 54 mm. Pjesa e sipërme e krahëve është me ngjyrë kafe-zezë me një ndriqim metalik të kaltër, një shirit transferzal me pika të bardha dhe pika të vogla të kaltërta submargjinale.
Fluturat karakterizohen me fluturimin e tyre të shpejtë dhe madhështor, duke fluturuar me shkathtësi dhe precizitet midis gjetheve në pyjet. Në Parkun kombëtar Galiçica mund të takohen në skajet e pyjeve të lisit dhe ahut.
Fluturojnë nga muaji maj deri në gusht, ndërsa jetojnë dy vjet.