Karabullaku i detit (Phalacrocorax carbo)- anëtar mjaft i përfaqësuar i familjes së karabullakëve. Është i përhapur në Evropë, Azi, Afrikë dhe në bregun e Oqeanit Atlantik.
Phalacrocorax carbo është shpend i madh i zi dhe varësisht prej species ka madhësi të ndryshme. Peshon prej 1,5 deri 5,3 kilogramë. Arrin gjatësi prej 70-102 cm, me hapje të krahëve prej 121-160 cm. Ka bisht të gjatë dhe shenjë të verdhë rreth sqepit.
Karabullakët e rritur kanë njolla të bardha mbi gjunjtë gjatë sezonit të çiftëzimit. Më së shpeshti janë të qetë, por bëjnë tinguj të ndryshëm në kolonitë e tyre të çiftëzimit. Bën fole në brigjet, vendoset në shkëmbinj ose pemë dhe pjesën më të madhe të jetës është në tokë. Bën nga 3-4 vezë në një fole nga alga ose degëza. Karabullaku i detit edhe pse mundet të zhytet në thellësi të mëdha, ai më së shpeshti ushqehet në ujëra të cekta. Variacion shumë i rrallë i karabullakut të detit është i shkaktuar nga albinizmi.
Karabullaku vuan nga humbja e të pamurit ose të dëgjuarit dhe shumë rrallë me sukses mbijeton në botën e egër.