Në Evropën Qendrore, kjo bretkosë vendbanon zona prej 600 deri 800 m lartësi mbidetare, ndërsa në rajonet më jugore, përfshirë edhe Gadishullin Ballkanik, ajo hyp në lartësi shumë të mëdha deri më 2.300 m (Arnold, 2002). Bretkosa e drurit preferon habitate me vegjetim të dendur, qoftë me shkurre ose pemë, ose terrene me baltë. Kryesisht është një specie nate ose muzgu, por ndonjëherë është aktive edhe gjatë ditës, veçanërisht kur koha është e ngrohtë dhe me lagështi. Pllenohet në ujëra të qeta gjithëpranishme. Periudha e çiftëzimit fillon nga muaji mars deri në maj. Bretkosa e drurit hibernon në tokë. Në kuadër të PKG-së, kjo specie është më e përhapur në baltrat afër liqeneve, livadheve malore me lagështi, sipërfaqeve të hapura në pyje, në lartësi nga brigjet liqenore deri në 1.500m.
Sipas dokumenteve Evropiane kjo specie është e mbrojtur në përputhje me: Direktivën për habitate – Specie shtazore dhe bimore të cilat janë me rëndësi për Unionin dhe janë nën mbrojtje të rreptë 92/43/EEC (Aneksi IV), Konventën për mbrojtjen e Jetës së egër evropiane dhe habitateve natyrore (BERN), Shtojca II – Specie rreptësisht të mbrojtura faunale.