Gjuca (Alburnus arborella)- peshk i ujërave të ëmbla nga familja e pesqhëve llojkrapi.
Gjuca ka një trup të shtypur nga anët, të mbuluar me luspë të imta të cilat lehtë bijnë. Gojën e ka terminale dhe e kthyer nga lartë. Penda e shpinës fillon pas fundit të pendës së gjoksit, dhe mbaron para fillimit të pendës anale. Penda e bishtit është thellisht e prerë. Pendët e gjoksit janë të gjata the pothuajse arrijnë deri te ato të barkut. Trupi i gjucës nga ana e sipërme është me ngjyrë gri-gjelbër, ndërsa nga anët është me ngjyrë të argjendë. Ngjyra e anës së barkut është qumësht-bardhë. Përgjatë anëve gjendet një vijë e hollë me ngjyrë gri të errët.
Madhësia mesatare të cilën e arrin gjuca është prej 12-15 cm. Madhësia maksimale është 20 cm, ndërsa pesha deri në 50 gramë.
Seksualisht maturon në vitin e tretë të jetës në gjatësi prej 7-8 cm. Pllenohet nga muaji maj deri në korrik, mundet edhe deri në gusht, në ujëra të cekta. Pjelloria e femrës lëviz prej 3000 deri në 15000 ikra. Ikra është ngjitëse dhe përforcohet për rërë të imët, zhavorr dhe shtresë bimore. Zhvillimi embrional është i shkurtër dhe zgjat 4-5 ditë. Gjuca ushqehet me planktone dhe jovertebrorë, kryesisht insekte.