Gentiana pranverore është njëra nga speciet me rritje më të ulët të familjes Gentianaceae e cila ka rritje prej disa centimetrave. Kërcelli i ulët shndërrohet në një lule që është e formuar nga 5 petale lanceolate venerike me ngjyrë kaltër-vjollcë të cilat lulëzojnë nga pranvera deri në fillim të verës. Kjo specie relikte është e ndryshueshme dhe paraqitet në më shumë nënlloje dhe varietete. Është e shpërndarë në Evropë dhe Azi, ndërsa në Parkun kombëtar Galiçica gjendet në kullotat e larta malore.