Specie mesdhetare e cila është e kufizuar kryesisht në Gadishullin Ballkanik dhe pjesërisht në Gadishullin Apenin, përfshirë Sardenjën dhe Korsikën. Në territorin e Maqedonisë, breshka e zakonshme përfaqësohet nga nënlloji ““boettgeri”, që është një endemit ballkanik. Ajo takohet në lloje të ndryshme të habitateve, përfshirë livadhe të bujshme, zona të kultivuara, kodra të mbuluara me shkurre, pyje të ndritshme etj. Në pjesën perëndimore të gamës të shpërndarjes, ajo takohet deri në 600 m lartësi mbidetare, ndërsa në pjesën juglindore të Evropës deri në 1.500 m lartësi mbidetare. Breshka e zakonshme është aktive gjatë ditës. Në pranverë dhe vjeshtë ajo është aktive gjatë tërë ditës, ndërsa në verë vetëm në mëngjes dhe në mbrëmje. Çiftëzimi është gjatë muajit prill dhe maj, ndërsa vezët inkubohen pas 2 deri në 3 muaj. Breshka e zakonshme hibernon në tokë në vrima me thellësi prej 40-90 cm. Meshkujt maturojnë seksualisht në moshë prej 8-12 vjet, ndërsa femrat prej 11 deri 13 vjet. Në kuadër të hulumtimeve tona në terren, ne e kemi regjistruar këtë specie në vendndodhje të shumta në të dy anët e malit (lindore dhe perëndimore), në lartësi nga brigjet e liqeneve deri në 1.250 m. Populllata më e begatshme e breshkës së zakonshme është në ishullin Golem Grad.
Kjo specie është endemit Ballkanik i cili është i ndjeshëm ndaj zhdukjes për shkak të gamës së tij të kufizuar të shpërndarjes, që mbulon vendbanime natyrore (tipe të habitateve) me shpërndarje disjunktive.
Nga dokumentet Evropiane, kjo specie është e mbrojtur në përputhje me: Direktivën për habitate 92/43/EEC Aneksi II: Specie shtazore dhe bimore që janë me rëndësi për Unionin dhe mbrojtja e të cilëve kërkon përcaktimin e zonave të veçanta për mbrojtje, Aneksi IV: Specie shtazore dhe bimore që janë me rëndësi për Unionin dhe janë nën mbrojtje të rreptë, Konventën për mbrojtjen e jetës së egër evropiane dhe habitatet natyrore (BERN) – Shtojcën II: Specie të faunës rreptësisht të mbrojtura, si dhe sipas Konventës për tregti ndërkombëtare të specieve të rrezikuara të florës dhe faunës së egër (CITES).