I takon familjes Euphorbiaceae ose e njohur ndër popull si qumështorja. Këto janë bimë të shishme me gjethe mishore të cilat në kërcellin përmbajnë kanale qumështore. Rriten deri në 30 cm, me gjethe të shpërndara në mënyrë spirale, ndërsa lulja është me ngjyrë të verdhë. Lëngu (qumështi) të cilin e përmbajnë mund të shkaktojë acarim të lëkurës. Janë prezente në Evropën juglindore, Azinë e vogël, Itali, në Ballkan, në Krime dhe Turqi. Në Parkun kombëtar Galiçica është gjerësisht e përhapur dhe takohet shpesh.