Është një specie e gjarpërit ponto-mesdhetar, që takohet kryesisht përgjatë skajeve pyjore dhe gardheve, pyjeve të hapura dhe shpateve shkëmbore. Preferon vende të ngrohta dhe me hije, kryesisht vendbanime me lagështi dhe mund të takohet në zona kënetore dhe afër pellgjeve dhe përrockave. Shpesh gjuan në kushte të ngrohta dhe me re në muzg, ndërsa mirë ngjitet në pemë dhe noton. Bolla me katër vija është një gjarpër relativisht flegmatik dhe dobët i lëvizshëm. Është gjarpëri më i madh dhe më i fuqishëm nga të gjithë gjarpërit e mëdhenj evropian, duke arritur gjatësi prej rreth 260 cm. Brenda PKG-së, ajo është prezente në lartësi mbidetare të brigjeve të liqeneve deri në 1.650 m në zona të hapura pyjore, lëndina dhe terrene të thata me bar. Autori i këtij raporti e ka regjistruar prezencën e këtij gjarpëri në lokalitetin Presllap (1.600 m), kodra shkëmbore mbi fshatin Leskoec, në livadhet tek pellgu Glajsho dhe në afërsi të shtëpisë malore.
Nga dokumentet Evropiane, kjo specie është e mbrojtur në përputhje me: Direktivën për habitate 92/43/EEC Aneksi II: Specie shtazore dhe bimore që janë me rëndësi për Unionin dhe mbrojtja e të cilëve kërkon përcaktimin e zonave të veçanta për mbrojtje, Aneksi IV: Specie shtazore dhe bimore që janë me rëndësi për Unionin dhe janë nën mbrojtje të rreptë, Konventën për mbrojtjen e jetës së egër evropiane dhe habitatet natyrore (BERN) – Shtojcën II: Specie të faunës rreptësisht të mbrojtura, si dhe sipas Konventës për tregti ndërkombëtare të specieve të rrezikuara të florës dhe faunës së egër (CITES).