Dhia e egër ballkanike – (Rupicapra rupicapra) i takon klasës së gjitarëve (Mammalia) në radhën e çift-thundrakëve (Artiodactyla). Mund të arrijë lartësi deri në 80cm, dhe gjatësi deri në 130 cm, ndërsa disa meshkuj më të fortë arrijnë peshë edhe deri në 40 kg. Femrat në krahasim me meshkujt janë më të vogla dhe me peshë më të vogël. Grabitçarë kryesorë janë rrëqebulli dhe ujku, ndërsa më të rinjtë mund të sulmohen edhe nga shqiponjat. Ushqimi i saj përbëhet prej bimëve barishtore, gjethet e reja të shkurreve të larta malore, manaferrat dhe mjedhërat. Gjatë procesit së konsumit të ushqimit ato mbijetojnë. Jetëgjatësia e tyre është deri në 20 vjet. Në Parkun Kombëtar Galiçica jeton në ekosisteme natyrore dhe gjysmënatyrore me bar të thatë dhe në habitate shkëmbore. Dhia e egër është e mbrojtur më dokumentin Evropian “Direktiva për vendbanime II/IV”.