Dëllinja e zezë (Juniperus communis)-është një specie cedar nga familja qiparisi (Cupressaceae).
Juniperus communis ka gjethe gjilpërash të grupuara nga 3 në tufa, me ngjyrë gjelbër të çeltë tek njësitet e reja deri në të gjelbër e errët tek njësitet më të vjetra. Dallohen degë peme mashkullore dhe femërore. Frutet janë kone me lëng të cilat maturojnë pas dy viteve nga lulëzimi. Në vitin e parë frutet janë me një formë ovale dhe ngjyrë të gjelbër, ndërsa në vitin e dytë janë topkash dhe me ngjyrë vjollcë të errët.
Rritet në terrene shkëmbore dhe gurore, vende me diell dhe të thata, si një pemë e vogël ose një shkurre.