Dallëndyshja e natës (Caprimulgus europaeus)-specie unike nga familja e dallëndysheve të natës në tërë Evropën dhe Azinë.
Dallëndyshet e natës janë të gjata 25-30 cm, me peshë prej 50-100 gramë dhe kanë hapje të krahëve prej 53-61 cm. Meshkujt dallohen nga femrat sipas pikave të bardha në krahët dhe bishtin. Dallëndyshja fluturon natën, kryesisht në muzg duke kërkuar ushqim. Më së shpeshti gjuan mole dhe insekte të tjera fluturuese. Gjatë ditës shtrihet e qetë në tokë, e mbuluar me puplat.
Dallëndyshja e natës vonë zhvendoset dhe rrallë paraqitet para fundit të muajit prill dhe fillimit të majit. Shtegtimi veror paraqitet në pjesën veriore dhe qendrore të Evropës, ndërsa shtegtimi dimëror në Afrikë.