Kjo specie i takon familjes së orkideve Orchidaceae, ndërsa emri i saj do të thotë “me lule si shtog” (bie erë si shtog). Lulëzon nga pranvera deri në verë, kryesisht në ngjyrë vjollcë-kaltër. Nga zhardhoku që ka paraqitje të gishtave (që edhe në përkthim do të thotë Dactylorhizа), zhvillohet kërcelli që ka lartësi prej 10 deri 40 cm, ndërsa rreth tij janë të shpërndara 4 deri 7 gjethe llojë fëndyelle. Lulja është e përbërë nga lule membranore të shpërndara në mënyrë shumë të dendur të cilat lulëzojnë nga prilli deri në korrik. Ngjyra e tyre ndryshon nga e verdha në të kuqe-vjollcë. Është e përhapur në Evropë, ndërsa më rrallë takohet edhe në Alpet. Në Parkun kombëtar Galiçica është e shpërndarë në lartësi mbidetare deri 2000 metra në kullota të hapura dhe mirë të ndriçuara të larta malore si dhe skaje pyjore.