Shafrani i Cvijicit është një specie endemike në Parkun kombëtar Galiçica e cila i takon familjes Iridaceae – shafrane. Lulëzon në fillim të pranverës në pjesët periferike të mbulesës me dëborë e cila është në fazën e shkrirjes. Karakterizohet me lule të bardha-verdha të përbëra nga 6 petale venerike, ndërsa kërcelli është dobët i zhvilluar me petale lineare. Speciet e tjera nga kjo familje janë të shpërndara nga Mesdheu lindor e deri në Azinë e mesme, ku takohen në biotope të ndryshme (stepat, livadhet dhe pyjet e larta malore).