Shpërndarja e nënllojit “scabra" është e kufizuar vetëm në Gadishullin Ballkanik. Për këtë bretkosë është karakteristike që është shprehimisht një amfibe ujore dhe shoqërore, që takohet në ujëra të cekta, me diell dhe më së shpeshti gjithëpranishme. Si vende për pllenim i përdor pellgjet në terrenet e hapura pyjore ose në afërsi të skajeve pyjore, por poashtu edhe tipet e ndryshme të ujërave të qëndrueshme. Kjo specie është jashtëzakonisht e rrallë mbi zonën pyjore (Sidorovska et al.,2006). Bretkosa barkëverdhë është kryesisht specie ditore, me përjashtim të periudhës për çiftëzim, kur mund të jetë aktive edhe gjatë natës. Sezoni i çiftëzimit fillon nga fundi i muajit mars e deri në maj-qershor. Njësitet e rritura hibernojnë jashtë mjedisit ujor. Në PKG, kjo bretkosë është me shpërndarje disjunktive që është e kufizuar në pjesët moçalore afër të dy liqeneve, burimeve malore si dhe pellgjet dhe kënetat e gjithëpranishme.
Kjo specie është endemit Ballkanik dhe është e mbrojtur në përputhje me dokumentin Evropian “Direktiva për habitate 92/43/EEC Aneks II: Specie shtazore dhe bimore të cilat janë me rëndësi për Unionin dhe mbrojtja e të cilëve kërkon përcaktimin e zonave të veçanta për mbrojtje.