Flutura bajrake i takon rendit të fluturave ditore (Lepidoptera) në familjen (Papilionidae). Gjinia Papilio është gjerësisht e përhapur kryesisht në hemisferën veriore. Kjo specie është mjaft adaptibile në habitate të ndryshme duke përfshirë habitate të larta malore, me bar, si dhe habitate afër sipërfaqeve ujore.
Larvat janë të zeza dhe të ngjyrosura me vijë të bardhë, e më së shumti ushqehen me specie bimore nga gjinia Apiaceae (Umbellifreae). Kryesisht shumëzohen afër habitateve ujore, ndërsa kanë jetëgjatësi prej 2 viteve.
Karakterizohen me fluturim madhështor dhe mund të kalojnë hapësira të mëdha duke fluturuar.